Pacolli kërkon nga Bashkimi Evropian të veprojë pas sulmit të autobusit në Serbi
Ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes rrjetit social Twitter ka konfirmuar se mbrëmë në Serbi është sulmuar një autobus me udhëtarë kosovarë gjatë rrugës për në shtetet e Bashkimit Evropian.
Pacolli ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Serbia të ndalë sulmet dhe të ofrojë siguri për qytetarët e Kosovës.
“Unë e dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit të mbushur me udhëtarë që po udhëtonin nga Kosova nëpër Serbi për në Bashkim Evropian. Serbia vazhdimisht po dështon të ofrojë siguri për udhëtarët tanë dhe liri të lëvizjes. Ne bëjmë thirrje për hetime dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet në postimin e tij.