I zgjidhet ankesa pas 9 viteve sorollatje; Rama publikon sms-në e emigrantit
Problemit të mosnjohjes së gjysmës së viteve të punës të nënës së emigrantit shqiptar i është dhënë zgjidhje menjëherë pasi iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar mesazhin e një emigranti, i cili e falënderon për platformën e krijuar, e cila sipas emigrantit shqiptar ka sjellë ndryshime rrënjësore në Shqipëri.
Postimi i plotë:
SMS😊
Pershendetje zoti Kryeminister. Nuk mund te rrija pa ju shprehur nje falenderim qe ka te beje me ndryshimet rrenjesore qe keni ndermarre. Nena ime eshte rritur jetime, pa nene, dhe kjo brenge e ndjek pas gjithmone. Ne kohen kur plotesoi moshen, aplikoi per pension por rezultoi se i kishin humbur gjysma e viteve te punes. Hapem proces gjyqesor dhe perseri nuk mori ate qe i takonte. Fale zotit prindrit e mij nuk jane nevojtare ekonomikisht dhe nuk rrojne me pensionin qe marrin por nena ime e vuante kete dhe gjithmone shprehej se ishte e pafat prandaj dhe zoti e kish lene la jetime, thjesht dua ate qe e meritoj – dhe kjo me vriste shume. Ne kohen kur prindrit e mij hapen gjyqin para 9 vitesh, babai im nuk pagoi sac duhej dhe ceshtja u mbyll. Para pak kohesh kunati im shkruajti ne portalin e qeverise dhe per nje kohe rekord drejtesia u vendos, u gjend qe ne dokumenta ish gabim nje shkronje dhe nena ime mori parate e 9 viteve. Nuk po e shkruaj kete falenderim per parate se fale zotit nuk kane nevoje, banojne ne USA dhe Shqiperi por per lehtesimin shpirteror qe ndjeu, mori djersen e saj. Nena ime quhet Fatmire Pllaha. Edhe nje here faleminderit dhe pushime te kendshme familjarisht.
Fraksion.com