Fotografohet në Aeroportin e Romës; Veliaj me biletë në dorë duke pritur radhën
Pas vizitës së tij dy ditore në Rimini, ku mori pjesë në edicionin e 40 të Takimit për Miqësim Midis Popujve, ku Tirana u vlerësua maksimalisht, kryebashkiaku Erion Veliaj është kthyer në Shqipëri.
Por, me sa duket ai nuk i ka shpëtuar syrit të shumë emigrantëve shqiptarë të cilët e kanë fotografuar në aeroportin e Romës, ku po kalonte tranzit për në Tiranë.
Në fotot e publikuara në rrjet, Veliaj shfaqet duke mbajtur radhën me biletat dhe pasaportën në duar.
Edhe pse Partia Demokratike u mundua me portalet e saj ta sulmojë me shifra të rreme, Veliaj duket qartë se po mban radhën si të gjithë në linjën ekonomike.
Fraksion.com