Bashkia e Tiranës rehabiliton varrezat e dëshmorëve
Pavarësisht ditëve të nxehta të verës, në vigjilje të 75 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kanë nisur ndërhyrjet në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pjesë e këtij projekti është edhe rehabilitimi i ambienteve të Parkut Memorial të Varrezave të Dëshmorëve.
Ndërhyrja është bërë për kthimin në normalitet të godinave, rrugicave dhe murit rrethues të Parkut Memorial të Varrezave te Dëshmorëve.
Punonjësit e Bashkisë po punojnë për ta bërë një park dinjitoz, në respekt për të rënët dhe në nderim për historinë e vendit tonë.
Fraksion.com