Aksident i rëndë në aksin Klos-Dars; Humb jetën pasagjeri 33-vjeçar
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Klos-Dars në Mat.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 33-vjeçar. Viktima është Q.V nga fshati Xibër.
Policia informon se në aksin rrugor rural Klos-Dars, shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër, (pasagjer).
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme. Për rastin, po kryehen verifikime të mëtejshme.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është Basir Karaj, kurse viktima Qemal Vela.
Njoftimi i policisë:
Mat/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor rural Klos-Dars, shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër, (pasagjer).
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Fraksion.com