Life StyleTë fundit

“Tregon dashuri të tepruar”; Gruaja kërkon divorcin në gjykatë

Një grua ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, i cili e trajtonte si një mbretëreshë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ata nuk grindeshin kurrë me njëri-tjetrin.

Bashkëshorti e respektonte, i falte dashuri dhe i plotësonte çdo kërkesë.

Madje, ai e ndihmonte me punët e shtëpisë, pa ia kërkuar fare bashkëshortja!

Mirëpo, e tërë kjo përkujdesje e ka bezdisur aq shumë gruan, saqë i është drejtuar gjykatës për të kërkuar divorc.

“Jam e etur për një ditë me sherr, por kjo është e pamundur me burrin tim romantik, i cili gjithmonë më fal dhe më mbush me dhurata”, mësohet të ketë thënë gruaja arabe.

“Unë kam nevojë për një diskutim të vërtetë, madje edhe një argument, jo pa telashe  e plot bindje” – është shprehur ajo.

Burri i ka kërkuar gjykatës të mos e pranojë kërkesën për divorc nga bashkëshortja e tij.

“Nuk është e drejtë të gjykosh një martesë që në vitin e parë, çdokush mëson nga gabimet e tij. Gjithmonë kam dashur të jem një bashkëshort perfekt dhe i sjellshëm” – është shprehur ai.

Ndërkohë, gjykata urdhëroi shtyrjen e çështjes.

Çiftit i është dhënë një shans për ta zgjidhur mosmarrëveshjen që u është krijuar.

 

cifti-arab