AktualitetTë fundit

“Shefi i Policisë së Lezhës pagon shpenzimet”; Iu ça goma te ‘Rruga e Kombit’, shqiptarin e Kosovës nuk e ndihmon asnjë

Incidente të përvitshme shoqërojnë sezonin e verës në Shqipëri.

I tillë është edhe rasti i shqiptarit të Kosovës, Adnan Arifi, i cili ishte duke kaluar në “Rrugën e Kombit”, bashkë me familjen, kur i ndodhi e papritura.

Makinës iu ça goma, duke e lenë në korsinë e emergjencës.

Ata kanë qëndruar aty për orë të tëra, pasi asnjë nga ata që kalonte nuk i ka ndihmuar.

Por befas një makinë policie është shfaqur, ku Gjin Bushgjokaj, nënkomisar dhe specialist shërbimi pranë njësisë së sigurisë së autostradës, nga Drejtoria e Policisë Rrugore, i ka ofruar menjëherë ndihmë.

Gjithashtu, Bushgjokaj

Arifi ka treguar se shumë vetura me tabela të Kosovës as që morën mundin se paku ta pyesin se si mund ta ndihmonin.

“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoi, madje ishin me tabela të Kosovës.

Por ndërkohë një veturë e Policisë shqiptare, ndersa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë gjendjen ku ishim, erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën te gomisteri më i afërt që ishte aty.

Madje, nënkomisari Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka sqaruar Arifi.

 

Fraksion.com