Rama për pushime në Greqi, destinacioni zbulohet nga gazetarët grekë
Pasditen e së enjtes kryeministri Edi Rama e ka kaluar në Trikala të Greqisë.
Prania e kryeministrit shqiptar në qytetin grek ka rënë në sytë e gazetarëve vendas.
Është media lokale ‘trikalavoice.gr’ që raporton për vizitën e Ramës.
Sipas kësaj media, Rama ka qëndruar në hotelin ‘Panellinion’, në qendër të qytetit, ku është parë të pijë kafe.
Ai ka qenë i shoqëruar nga disa roje.
‘Trikala Voice’ thekson se Rama ka qenë edhe më parë në këtë qytet kur mbante postin e kryebashkiakut.
Fraksion.com