AktualitetKosovaTë fundit

Kushti për koalicionet parazgjedhore: LDK kërkon kryeministrin

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta kushtëzojë koalicionin parazgjedhor me postin e kryeministrit, pavarësisht se më kënd hyn në zgjedhje. Kështu ka vendosur Kryesia e cila të hënën përmes Këshillit të Përgjithshëm pritet ta përzgjedh edhe kandidatin për kryeministër.

Në vazhdimin e mbledhjes, LDK do të vendosë edhe për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa vije e kuqe i është dhënë PDK-së.

Megjithëse ende nuk janë zyrtarizuar kandidatë për të parin e qeverisë, më potencialët janë Vjosa Osmani, Lutfi Haziri e Agim Veliut. Këta dy të fundit nuk u paraqitën fare në takimin e kryesisë. Derisa Osmani tregoi se të hënën do të bëhet e ditur çdo gjë.

Deri tani janë realizuar dy koalicione parazgjedhore në Kosovë: AAK dhe PSD me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj; Nisma Socialdemokrate dhe AKR me kandidatin Fatmir Limaj.

Ndërsa PDK deri tani me kandidati Kadri Veseli ende nuk kanë marrë apo shprehur interes për të hyr në koalicion me ndonjë subjekt politik.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është shprehur optimiste që garës t’i hyj me LDK-në.

 

Fraksion.com