AktualitetBota+Të fundit

DW: Samiti i G7-s errësohet nga konflikti tregtar SHBA-Kinë

Në Biarritzin francez takohen në fundjavë (24-25.08) kryetarët e shteteve e qeverive të 7 vendeve më të industrializuara të botës. Franca që mban kryesinë e radhës së G7 kërkon mënjanimin e një lufte tregtare SHBA-Kinë.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron pret të shtunën në mbrëmje krerët e shteteve dhe qeverive të 7 vendeve më të industrializuara të botës në Biarritz. Para takimit ai ka bërë thirrje tek të gjitha palët të mënjanojnë një luftë tregtare, të punohet për çtensionimin e situatës sepse një luftë tregtare „është e keqe për të gjithë”, ka thënë Macron në një fjalim në televizionin francez.
Frankreich G7-Gipfel in Biarritz | Donald Trump im Gespräch mit Emmanuel Macron (Reuters/L. Marin)Trump e Macron drekojnë para samitit, 24.08.2019

Kina reagon ashpër

„Dua t’i bind parnerët tanë, se tensionet, veçanërisht tensionet tregtare janë të dëmshme për të gjithë botën”, tha Macron. Grindja tregtare mes dy superfuqive u ashpërsua para samitit, pasi qeveria amerikane bëri të ditur të premten në mbrëmje, se do të rrisë doganat ndëshkuese për importet nga Kina me 5%.

Kina ka reaguar të shtunën pas njoftimit të qeverisë amerikane dhe e ka kërcënuar me pasoja SHBA. „Pala kineze kërkon fuqishëm nga pala amerikane të mos bëjë vlerësim të gabuar të situatës”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Tregtisë në Pekin. Uashingtoni nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e popullit kinez dhe duhet të korrigjojë menjëherë qëndrimin e gabuar, ndryshe të gjitha pasojat do të mbahen nga SHBA.”

Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka mbërritur në Biarritz ka zhvilluar një drekë të paparashikuar me presidentin Macrontë shtunën. Ai ka përdorur tone pajtuese para samitit. „Ne kemi realisht shumë të përbashkëta”, tha Trump, edhe pse herë pas here ka diferenca Ai u shpreh, se e lidh një marrëdhënie e veçantë me Emmanuel Macron dhe se pret nga ky samit që të „arrihet shumë”.

Frankreich G7-Gipfel in Biarritz | Donald Trump und seine Frau Melania Trump (AFP/B. Guay)Donald Trump dhe Melania Trump mbërrijnë në Biarritz

Merkel për partneritet më të ngushtë me Afrikën

Kurse kancelarja Merkel kërkon në samitin e G7-s të tematizojë edhe një partneritet më të ngushtë me Afrikën. „Ne e dimë, se mes nesh, vendeve të industrializuara dhe shteteve afrikane ka ende pabarazi të mëdha”, tha ajo në videon javore të shtunën në Berlin. Marrëdhëniet me Afrikën duhet të thellohen. „Vetëm nëse Afrika zhvillohet mirë, do të marrë edhe bota në tërësi një zhvillim të mirë.” Presidenca franceze e G7-s zhvillohet këtë vit nën moton „Të zvogëlojmë pabarazitë”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson merr pjesë për herë të parë në samit si kryeministër. Kritikët e Brexitit para takimit në Biarritz ai i paralajmëroi nga nxjerrja e përfundimeve të nxituara për rolin e ardhshëm të britanikëve. Kush mendon, se Britania e Madhe do të humbasë vendin e ssj në skenën botërore, e ka shumë gabim, ka thënë Johson. „Disa vetë, e vënë në pikëpyetje vendimin demokratik që ky vend ka marrë dhe tremben, që ne do të tërhiqemi nga roli ynë në botë. Disa mendojnë, se ditët më të mira të Britanisë së Madhe janë pas nesh. Mesazhi i tij për vendet e G7-s do të jetë, se vendi i tij do të jetë një „vend që shikon nga bota, e një vend me vetëbesim.” Johnson zhvillon një takim presidentin e Këshillit të BE, Donald Tusk të dielën lidhur me Brexit.

Merkel empfängt litauens Präsident Nauseda (picture-alliance/dpa/W. Kumm)

Samiti i G7 zhvillohet në kohën e shqetësimeve ndërkombëtare, që ka shkaktuar djegia e pyjeve në Amazonë. Presidenti Macron shkroi në twitter para samitit, se „shtëpia jonë po digjet”. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dhënë atij të drejtë, dhe ka shtuar, se nuk mund të heshtet për djegiet masive të pyjeve në Amazona. Ajo pret nga samiti në Biarritz një sinjal për ndaljen e djegieve në masive në Amerikën Jugore. „Ne do ta trajtojmë këtë, si mund të ndihmojmë dhe mbështesim dhe të dërgojmë një thirrje të qartë që duhet të ndalë djegia e pyjeve në Amazona”, ka thënë Merkel.

 

Fraksion.com