AktualitetPolitikëTë fundit

Prishja e HEC-it në kanionin e Holtës; Balla: Si thanë gojëprishurit dhe organi i tyre zyrtar…?

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot lidhur me deklaratat e opozitës për HEC-in pranë kanionit të Holtës.

Duke ndarë një video me momentet nga prishja e digës së këtij HEC-i, Balla i përgjigjet opozitës, e cila pretendon se investitori është mik i tij.

“Fillon prishja e digës së HEC-it pranë kanionit të Holtës. Si thanë gojëprishurit e opozitës rrugore dhe organi i tyre zyrtar RD që investitori është mik i Taulant Ballës?” pyet Balla.

Ditën e sotme ka nisur shembja e digës së betonit pranë kanionit të Holtës që ishte parashikuar që të bëhej HEC.

Leja për ndërtimin e këtij HEC-i ishte anuluar në janar të 2019, por vetëm ditën e sotme është marrë vendimi për prishjen e kësaj dige betoni që ishte ndërtuar në dalje të kanionit të Holtës.

Prej disa kohësh banorët e kësaj zone kanë protestuar kundër ndërtimit të këtij HEC-i, dhe duke iu përgjigjur banorëve Ministria e Energjisë anuloi projektin.

 

Fraksion.com