“Nuk e dinim se ju kishit ndryshuar opinion”; Rama i kërkon ndjesë aktores nga Kosova
Kryeministri Edi Rama ka cituar një tjetër aktore, që sipas tij është pro për shembjen e teatrit dhe ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Rama citoi aktoren nga Kosova Ilire Vinca, ku kjo e fundit deklaronte se ishte pro shembjes së teatrit dhe ndërtimin e një teatri të ri Kombëtar, i cili do të ishte risi për audiencën.
Mirëpo, në postimin e kryeministrit ka komentuar vetë aktorja. Ilire Vinca shkruan se këtë mendim nuk e ka dhënë për Teatrin Kombëtar, kurse shton se mund të jetë keqkuptuar.
“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit”, shkroan aktorja.
Komentit të aktores Vinca i përgjigjet Rama, i cili thotë se emrin e saj ia ka propozuar stafi i medias dhe se më herët kishte gjetur një citim të tillë nga aktorja. Rama shton se Ilire Vinca mund të ketë ndyshuar edhe mendje dhe se është e drejtë e saj ta bëjë këtë gjë.
Kështu që, le të qëndrojë këtu edhe reagimi juaj ndaj postimit edhe ky koment, në mënyrë që të paktën disa derdimene, që mesa shoh kanë vrapuar të hedhin akuza për sajesë, le ta shohin se këtu s’ka asnjë sajesë, po është një citim nga një deklarim publik. Gjithë të mirat dhe ndjese edhe njëherë në emër të ekipit të mediave dhe timin po ashtu, pasi me siguri që po ta dinin se ju kishit ndryshuar opinion (apo se ju nuk pajtoheni me sa bashkëlidhur), me siguri s’do ta kishin propozuar këtë postim🙏”, shkruan Rama.
Fraksion.com