Kufijtё e normalitetit; Heiko Maas nё Moskё
Nga Fabian von der Mark
Ka shenja tё ҁtensionimit mes Gjermanisё dhe Rusisё. Por ka edhe diametralisht tё kundёrtёn e kёsaj. Ndaj tani as qё mund tё mendohet njё samit G8 dhe as fundi i sanksioneve
Nё nivel ndёrkombёtar bashkёpunimi nё shumё fusha ёshtё i rёndёsishёm. Herё tё dyja palёt nuk kanё pikёtakime (si nё politikёn ndaj Sirisё), herё ato kanё interesa tё pёrbashkёta (si nё politikёn ndaj Iranit). Tё flitet parimisht me njeri-tjetrin pёr kёto tema ёshtё e drejtё dhe e rёndёsishme. Nё kёto fusha ёshtё i mundur njё bashkёpunim i ri e madje edhe besueshmёria.
Nevojitet qartёsi
Tё vёshtira janё temat, qё e prekin direkt Rusinё, si konflikti nё Lindje tё Ukrainёs. Gjermania do tё ndёrmjetёsojё edhe mё tej mes Ukrainёs dhe Rusisё. Tё bёsh tё qartё, se pas lёshimit tё parё tё Ukrainёs tani topi ёshtё nё fushёn ruse, kjo ёshtё e drejtё dhe nuk do tё thotё se je i njёanshёm. Kёshtu ishte pra me kёrkesёn e pёrsёritur tё Maas ndaj Lavrovit, pёr lirimin e tё burgosurve ukrainas. Nevojitet tё flitet qartazi e ky ёshtё njё parakusht edhe pёr tё gjitha temat e tjera.
Nёse Rusia ёndёrron, qё tё ripranohet nё rrethin e shteteve tё grupit G8 ose tё lirohet prej sanksioneve tё BE-sё,atёherё pёrgjigja e Gjermanisё duhet tё mbetet e qartё: Pa pёrparime nё procesin e paqes me Ukrainёn nuk mund tё ketё lёshime tё mёtejshme. Gjermania gjysmёn e vitit tё kaluar ka ndёrmarrё disa hapa, gjё qё prej disave u konsiderua si “business as usual” ndёrsa disa tё tjerё sёrish janё zhgёnjyer.
Fillimisht Gjermania ndihmoi që Rusisё t’i rijepet e drejta e votёs nё Kёshillin e Europёs – Moska u suspendua pёr shkak tё aneksimit tё Krimesё (Por ende asgjё nuk ka ndryshuar nё kёtё drejtim). Po ashtu “Dialogu i Petersburgut” mes Berlinit dhe Moskёs, qё u pezullua, ka rifilluar tashmё nё nivel ministrash. Megjithatё ende nuk mund tё thuash, qё kёto lёshime kanё ҁuar nё thellimin e vlerave tё pёrbashkёta. Pёrkundrazi duket se mё shumё opozitarёt ndihen tё konfirmuar, kur bёjnë fjalё pёr Appeasement-Politik, qё i shёrben vetёm qeverisё sё Putinit.
Jo vetёm nё anёn e opozitёs
Qёkurse janё bёrё kёto lёshime Moska i ka mposhtur me dhunё protestat e opozitarёve dhe ka arrestuar gazetarё. Kjo kurrsesi nuk ёshtё as pohim i vlerave tё pёrbashkёta dhe as mirёnjohje. Heiko Maas ka tё drejtё, kur ai e kritikon Rusinё pёr shkeljen e tё drejtave tё njeriut, nё kontekstin e anëtarёsimit nё Kёshillin e Europёs i kujton asaj detyrimet qё ka dhe flet qartazi pёr pёrgjegjёsinё e saj pёr shkeljen e Marrёveshjes sё ҁarmatimit bёrthamor INF. E Gjermania duhet tё vazhdojё ta bёjё kёtё, tё flasё me njё gjuhё tё qartё.
Shoqёria civile nё Rusi dёshiron mbёshtetje nga Gjermania. Por qё Gjermania rё jetё tёrёsisht nё anёn e opozitёs do tё ishte gjithashtu po aq e gabuar. Kundrejt qeverisё sё Putinit jo liberale, Gjermania duhet tё angazhohet pёr vlerat dhe liritё. Kjo nuk e pёrjashton bashkёpunimin me Moskёn nё ato fusha, ku ёshtё nё interesin vetiak dhe atё ndёrkombёtar. Por Gjermania duhet edhe mё tej tё tregojё, se Rusia do tё kishte njё partner mё tё mirё, nёse do t’i respektonte kёto vlera tё pёrbashkёta. Mё shumё normalitet tani pёr tani nuk mund tё ketё./DW
Fraksion.con