AktualitetBota+Të fundit

Boeing me plane të reja

Kompania “Boeing” ka njoftuar furnitorët se do të rifillojë në 2020-n prodhimin e avionëve të modelit të saj më të shitur 737, me një normë prej 52 avionësh në muaj në shkurt duke arritur në një rekord prej 57 avionësh në muaj, në qershor.

Lajmi u bë i ditur për agjencinë Reuters nga persona në dijeni të çështjes.

Kompania “Boeing” u ka thënë më shumë se 100 furnizuesve të saj më 30 korrik se nisja e këtij procesi, varej nga miratimi prej institucioneve rregullatore të vendimit për të lejuar sërisht fluturimin e avionëve 737 MAX.

“Boeing-u” e prodhon versionin më të shitur të avionëve në fabrikën e tij në zonën e Siatëllit. Ai prodhon gjithashtu dhe një numër të vogël modelesh të hershme apo ushtarake të 737-s.

Një prej dy personave që folën për agjencinë “Reuters” mbi këtë çështje, u shpreh skeptik lidhur me afatet, për shkak të një shqyrtimi intensiv nga institucionet rregullatore, të cilat ndaluan fluturimet e avionëve të modelit 737 MAX pas përplasjeve vdekjeprurëse ku vranë rreth 350 njerëz në Etiopi dhe Indonezia në një distancë kohore nga njëra-tjetra prej pesë muajsh.

Nuk ka asnjë garanci se kur rregullatorët do të që avionët 737 MAX të fluturojnë përsëri. Muajin e kaluar shefi Ekzekutiv i “Boeing-ut” Dennis Muilenburg tha se kompania do të konsiderojë mundësinë e uljes së prodhimit apo potencialisht pezullimit të prodhimit të avionëve 737, nëse masa zvarritet.

Në prill “Boeing-u” shkurtoi numrin e modelit 737 në 42 nga 52 që prodhonte çdo muaj, duke ndërprerë dërgesat për klientët, burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë.

 

Fraksion.com