Kameramanit i bie të fikët, i ndërpret intervista Bashës
Kreu i demokratëve Lulzim Basha është i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Çim Pekës për të folur për krizën politike në vend.
Mirëpo kjo dalje e parë e Bashës në një studio televizive, që prej ndërprerjes së protestave të opozitës një muaj më parë, ka nisur me një moment jo të këndshëm. Ndërkohë që Basha fliste, intervista u ndërpre nga një zhurmë në sfond, e ndërsa të dy, bashkë me Pekën mbetën të ngrirë kur dollapi i studios ra live dhe kjo u transmetua.
Dosja.al ka siguruar videon e këtij momenti të sikletshëm për gazetarin dhe Bashën po ashtu, ndërsa bëjnë me dije se kameramanit i ka rënë të fikët dhe më pas ai është rrëzuar bashkë me dollapin.
Fraksion.com