Donald Trump bëhet gjysh për herë të 10-të
Presidenti amerikan Donald Trump u bë gjysh për të dhjetën herë. Gruaja e një prej djemve të tij, Eric, lindi një vajzë ditën e hënë, më 19 gusht.
“Lara Trump dhe unë jemi të entuziazmuar që e mirëpresim në këtë botë, Carolina Dorothy Trump. Ne të duam!”, ka shkruar djali i tij i tretë Donald Trump në Twitter.
E porsalindura është e dhjeta nga nipërit dhe mbesat e presidentit 73-vjeçar që ka pasur pesë fëmijë nga tre martesat e tij.
Lara Trump, 36 vjeçe, një ish-gazetare, është e angazhuar kryesisht me të drejtat e kafshëve. Së bashku me të shoqin drejtojnë fondacionin Eric Trump, i cili financon spitalet pediatrike dhe institucionet e tjera.
Fraksion.com