Life StyleTë fundit

“Turp t’kesh”; Postimi i Ermal Mamaqit revolton fansat shqiptarë

Ermal Mamaqi ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet i plakur, ndërsa në tekstin që shoqëron foton shkruan:

“Mendova : “Do pres deri sa të bëhen me kulturë njerëzit në Shqipëri”…Sa prita thua?”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të vërshojnë me një lum komentesh, shumica e të cilave aspak dashamirëse.

Ata e kanë krituar ashpër aktorin, madje disa prej tyre edhe e kanë ofenduar. Disa i thonë se falë shqiptarëve është bërë i famshëm dhe me lekë, ndërsa të tjerë e akuzojnë vetë aktorin për mungesë kulture.

Pavarësisht të gjitha këtyre komenteve, Ermali ende nuk ka reaguar.

 

Fraksion.com