AktualitetRajoniTë fundit

Policia greke kap në kohë dy grabitës shqiptarë, tentuan të largohen nga çatia

Policia greke kanë arrestuar dy shqiptarë, në tentativë për të vjedhur një banesë, që më pas po largoheshin përmes çatisë sapo vunë re praninë e autoriteteve.

Prangosja e tyre u bë në Argyroupolis.

Ishin banorët e zpnës ata që vunë re lëvizjet e shqiptarëve dhe lajmëruan policinë.

Policia greke bën me dije se autorët së bashku me një bashkëpunëtor tjetër i shpallur në kërkim, dhunuan hyrjet qendrore të shtëpive dhe duke përfituar nga mungesa e qiramarrësve që shfrytëzojnë ndërtesa të tilla gjatë verës, merrnin para dhe sende shtëpiake me vlerë.

Deri më tani, tre raste të tjera të vjedhjeve janë zbuluar në Argyroupoli dhe Alimos. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Athinës, ndërsa hetimi për përfshirjen e tyre në vepra të tjera vazhdon.

 

Fraksion.com