Kharchenko: Serbia do t’i bashkohet Unionit Ekonomik të Euroazisë
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Botsan-Kharchenko, thotë se më 25 tetor, Beogradi pritet të nënshkruajë një pakt të tregtisë së lirë me Unionin Ekonomik të Euroazisë (EAEU) të udhëhequr nga Moska.
“Kjo është një ngjarje e rëndësishme”, tha Botsan-Kharchenko në një postim në Twitter.
Ai tha se hyrja e Serbisë në zonën e tregtisë, do të nënkuptojë “një fazë të re të pranisë së saj në Euroazi, hyrjen në një treg me një kapacitet mbi 182 milion konsumatorë, dhe produktin e brendshëm bruto të kombinuar prej më shumë se 1.9 trilion dollarë”.
Themeluar në vitin 2015, vende anëtare të Unionit janë Rusia, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Kirgistani.
Serbia përveç raporteve të mira që mban me Moskën, gjithashtu synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara.
Fraksion.com