SHBA: Arrestohet një person nën dyshimin se planifikonte sulme në qendrën hebreje
Policia e shtetit Ohajo të SHBA-së, ka arrestuar një person, për të cilin besohet se ka kërcënuar se do të sulmojë me të shtëna një qendër të komunitetit hebre.
James Reardon, 20 vjeçar, u arrestua pasi kishte postuar një video të dyshimtë në internet, ku shkruante se “policia ka identifikuar sulmuesin në qendrën hebreje. Ai është Seamus O’Reardon, një nacionalist i bardhë”.
Policia beson se ky emër është pseudonimi i James Reardon.
Një kontroll në shtëpinë e tij zbuloi disa armë, dhe një maskë gazi, tha policia.
Gjatë kontrollit është gjetur edhe material me përmbajtje të nacionalistëve të bardhë.
Të shtënat në një sinagogë në Pittsbourg, vitin e kaluar, lanë të vdekur 11 persona.
Fraksion.com