SportTë fundit

Napoli presion Icardit, Inter “peshkon” sërish në Mançester

Mauro Icardi vijon të jetë një çështje e cila nuk po merr zgjidhje. Sulmuesi argjentinas duket se nuk e ka aspak me nxitim të largohet nga Milano por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Napolin. Carlo Ancelotti dhe De Laurentiis e kërkojnë me insistim por nuk kanë ndërmend të presin dhe shumë gjatë, kërkojnë një përgjigje përfundimtare brenda kësaj jave.

Icardi duhet të zgjedh pasi nuk mund të mbaj dot peng edhe merkaton e Napolit. Oferta e Napolit për Interin nuk ndryshon: 65 milion euro plus bonuse, shumë të cilën shpresojnë shumë ta minimizojnë duke përfshirë në tratativa Milik. Largohet apo jo Icardi, Inter vijon punën për të përforcuar ekipin.

Pas Lukakut, zikaltwrit janw shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Man.United edhe për Alexis Sanchez. Sulmuesi kilian mund të rikthehet në Serie A, këtë herë për të veshur fanellën zikaltër. Inter ka gjetur akordin total me lojtarin i cili mund të zbarkoj në Milano këtë të martë. Inter dhe United mund të bien shumë shpejt dakord për mënyrën e transferimit. “Djajtë e kuq” kërkojnë 20 milion euro për huazimin me të drejtë blerje, ndërsa Inter ofron 15-të, shumë kjo e cila ishte e destinuar për tu investuar për Edin Dzekon.

 

Corriere

La Gazzetta

Fraksion.com