Meta uron një javë të mbarë nga teqeja e Martaneshit
Presidenti Ilir Meta këtë verë e ka pasur mjaft të ngjeshur me vizita në natyrë, ku kryesisht u ndal në malësinë e Kosovës.
Por mëngjesin e sotëm ai ka publikuar disa fotografi nga teqeja e Ballëm Sulltanit në Martanesh.
Me këtë rast ai ka uruar gjithë besimtarët bektashinj për nisjen e pelegrinazhit në malin e Tomorrit.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Nga vendi i mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, një monument unik, jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror, ju uroj një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni!
Urimet më mira për besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit!”, shkruan Meta.
Fraksion.com