Mesi: Se kush do ta administrojë Shkodrën vendos Këshilli Bashkiak
Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Senida Mesi, mori pjesë sot në konstituimin e Këshillit bashkiak të Bashkisë së Shkodrës, duke i uruar suksese të gjithë këshilltarëve.
Mesi ka folur edhe mbi procedurat që do të vijojnë pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit për Bashkinë e Shkodrës ku ka thënë se tashmë që u konstituua këshilli Bashkiak, u takon atyre që të vendosin se kush do të administrojë bashkinë deri në zgjedhjet e pjesshme për të nxjerrë një kryetar të ri të bashkisë së Shkodrës.
“Këshilli është i konstituuar. I takon atyre se si dhe kush do të administrojë Shkodrën. Dhe deri në zgjedhjet e radhës në Shkodër këshilli duhet të vendosë kush do të bëjë administrimin e bashkisë”, është shprehur Mesi.
“U uroj suksese, të gjithë këshilltarëve dhe në jetën e tyre politike të përfaqësojnë vlera më të larta qytetarët dhe në respekt të ligjit të përfaqësojnë banorët e Shkodrës. Në emër të PS garantoj opinion publik se do të dal dhe do të jetë mbi interesin politik dhe në zbatim të ligjit publik askush nuk është mbi ligjin. Shqipëria po ecën përpara. Së shpejti do të kemi SPAK dhe BKH që do të kenë shumë punë. Valdrini do të përgjigjet para ligjit si çdokush tjetër. Është e rëndësishme që në këtë Shqipëri që aderon për në BE t’u thotë jo njerëzve që janë kundërshtim me ligjin. Duhet të verifikohen të gjitha pavarësisht kohës moshës ku kanë marrë dënimin. Nuk duhet të jenë më pjesë. Ata kanë të drejtën ligjore për funksione te tjera, por jo politike në nivel të larta”, tha ajo.
Fraksion.com