Mbante pistoletë dhe fishekë në çantë; Arrestohet 25-vjeçari
Një i ri është vënë në pranga në Elbasan pasi qarkullonte me armë zjarri. Pas kontrollit rezultoi se shtetasi me iniciale A.Z, krahas pistoletës, mbante me vete në çantën e dorës edhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Bashkëpunimi i policisë me komunitetin çoi në pranga të riun banues në fshatin Përparim të Peqinit.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i armëbajtjesë pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët. Qarkullonte me armë zjarri në qytet arrestohet në flagrancë nga Policia 25 vjeçari . Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Focën e Posaçme ” Shqiponja” në DVP Elbasan, në bazë të informacionit të marrë nga qytetarët se një person qarkullonte me automjetet dhe dyshohet se kishte armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e personit të dyshuar. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë u bë e mundur lokalizimi dhe bllokimi i automjetit bashkë me personin e dyshuar se qarkullonte me arme zjarri.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, në lagjen “28 Nëntori”, i gjetën në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.Z., 25 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin. Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe besimin që kanë te Policia, si dhe i bënë thirje të mbështesinë Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në nr 112 ose në “Komisariatin Dixhital” duke garantuar anonimatin dhe reagim tē shpejtë e të paanshëm.
Fraksion.com