“Lë gjurmët e gishtrinjëve”; Valdrin Pjetri në Laboratorin Shkencor të Policisë
Valdrin Pjetri, që fitoi postin e kryebashkiakut të Shkodrës, por u dorëhoq pas akuzave të Partisë Demokratike, paraditen e kësaj të hëne ka depozituar gjurmët e gishtërinjve në laboratorin shkencor pranë Ministrisë së Brendshme.
Kërkesa ishte bërë që në datën 9 gusht nga Drejtoria e Dekriminalizimit, e cila kërkon verifikimin dhe hetimin e të zgjedhurit vendor në 30 Qershor në Shkodër.
Drejtoria e Dekriminalizimit u vu në lëvizje në fillim të muajit gusht pas një kërkesë-padie që Partia Demokratike depozitoi pranë organit qendror të akuzës. Bashkë me padinë, juristët e PD-së dorëzuan edhe vendime të Prokurorisë Italiane që sipas tyre vërtetojnë dënimin me 18 muaj burg për trafik narkotikësh nga ana e Valdrin Pjetrit vite më parë.
Fraksion.com