Politikë

Konstituimi i Këshillit Bashkiak, militantët e PD proteston në Shkodër

Militantët e Partisë Demokratike në Shkodër janë konfrontuar sot me forcat e rendit, në një kohë që në ambientet e brendshme të Biblotekës të këtij qyteti u zhvillua mbledhja e konstituimit të Këshillit bashkiak.

Protestuesit kanë tentuar të futen në ambientet e Biblotekës.

Ata protestojnë kundër krijimit të këshillit të ri bashkiak të dalë nga votimi i 30 qershorit, ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Valdrin Pjetri u tërhoq.

Ish-deputeti i PD-se Bardh Spahia duke folur për “News24” tha se është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj farsës.

 

Fraksion.com