AktualitetTë fundit

FA 12 bursa të plota studimi në akademitë ushtarake në Turqi

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi sot se Forcat e Armatosura kanë mundësi të shumta arsimimi dhe karriere jashtë vendit.

“Mundësi të shumta për arsimim jashtë vendit dhe karrierë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. 12 bursa të plota studimi në akademitë ushtarake turke, duke filluar që nga mjekësia e deri tek aviacioni”, shprehet ajo.

Po ashtu Xhaçka thekson se nuk ju duhet të paguani asgjë. “Duhet vetëm të plotësoni kriteret që i gjeni në linkun më poshtë dhe shumë shumë vullnet”, shprehet ministrja duke vënë në dispozicion linkun:

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur kriteret për 12 bursa për studime në Akademitë Ushtarake të Turqisë.

“Qendra e Personel Rekrutimit, do të rekrutojë kandidatë për studime në Akademitë Ushtarake të Turqisë, 12 (dymbëdhjetë) të drejta studimi si më poshtë vijon: Akademia Ushtarake e Forcës Tokësore, 4 (katër) kuota. Akademia Ushtarake e Forcës Detare, 2 (dy) kuota. Akademia Ushtarake e Forcës Ajrore, 4 (katër) kuota. Universiteti i Shkencave Mjekësore “GATA”, 2 (dy) kuota”, thuhet në njoftimin e MM.

Po ashtu bëhen të ditur dhe afatet kohore për dorëzimin e dokumentacionit pranë Qendrës së Personel Rekrutimit deri në 21 Gusht 2019.

 

Fraksion.com