Digjet një autobus në rrugën Tiranë-Elbasan, dyshohet se është i tifozëve të Partizanit
Përfshihet nga flakët një autobus në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se në autobus ndodheshin 30 pasagjerë, tifozë të ekipit të Partizanit, ndërsa një prej tyre ka mbetur i lënduar, jo për shkak të flakëve, por pasi po tentonte që të largohej me shpejtësi.
M%sohet gjithashtu se autostrada u bllokua në njërin prej akseve.
Shkak dyshohet se është bërë një manovrim i gabuar i shoferit, i cili është shoqëruar në polici.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve.
Fraksion.com