Rriten qiratë 20%; Tirana bëhet edhe më e shtrenjtë
Banesat dhe qiratë njohin vetëm rritje në Tiranë, aq sa me këto ritme kryeqyteti shqiptar rrezikon të bëhen më i shtrenjtë se Roma dhe Athina.
Tregu i qirave në kryeqytet ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit.
Agjentët imobiliarë sqarojnë se çmimet janë shtrenjtuar me 20% si pasojë e kërkesës së lartë.
Ndërkohë ata thonë se çmimi i shitjes së apartamenteve është disi më i qëndrueshëm, kjo për shkak të ndërtimeve të shumta.
Ekspertët ngrenë pikëpyetje për shitjen e ndërtimeve të reja. Vitet e fundit në vend ka rënë trend i emigrantëve që vijnë në verë për të blerë apartamente në Shqipëri.
Por për një shtëpi me qira do të duhen 20 % më shumë para për të njëjtën banesë në krahasim me një vit më parë.
Konsulentët imobiliarë shpjegojnë se kryeqyteti ka kërkesë dhe kjo ka ndikuar në rritjen e çmimeve.
Pavarësisht se kostot e jetesës janë rritur, niveli i pagave ka mbetur i njëjtë prej disa vitesh.
Rriten qiratë 1+1
Qendra 40- 50 mijë lekë
Brenda Unazës 30 -32 mijë lekë mijë lekë
Zona Periferike 20-25 mijë lekë
Fraksion.com