Ngjarja me turistët spanjollë: Gjykata lë në burg Kokëdhimën
Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Mihal Kokëdhimën, i cili dhunoi disa ditë më parë një grup turistësh spanjollë.
Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtarja Esmeralda Habilaj, 51-vjeçari do të qëndrojë në burg të paktën gjatë periudhës së hetimeve, nën akuzë për “kanosje”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “shkatërrim të pronës”.
Avokatët e tij kërkuan masë më të lehtë se “Arrest me burg”, siç kërkoi prokurori Saimir Smaka. Mbrojtja ngriti pretendimet se nuk qëndron asnjë nga akuzat e ngritura, prandaj ai nuk duhet mbajtur në burg.
Avokatët kërkuan që Mihal Kokëdhima të lirohet me garanci pasurore deri në 3 mijë euro, ose një vlerë tjetër që ta përcaktojë gjykata.
Mihal Kokëdhima u arrestua tre ditë më parë nga policia, pasi sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë.
Fraksion.com