Lexoni 20 fakte juridike, pse turizmi 30 vjet u “Dhie nga Koka” dhe jo nga Kokëdhima
Nga Kreshnik Spahiu
Video horror e Kokëdhimës duke sulmuar turistët spanjoll nuk është rastësi dhe as çmenduri është frut i “pemës” turistike që kemi mbjell 30 vjet.
Ndryshe nga shumë komentues kam bindjen dhe informacionin e nevojshëm që turizmi apo bregdeti shqiptar nuk u shkatërruan nga “Kokdhima” por nga kokat që qeverisën 30 vjet Shqipërinë dhe duke u afruar çdo kënd në debat ju ftoj të gjykoni mbi këto fakte:
1- Ligji i Pronave 7501 jo që nuk i dha zgjidhje të drejtës pronës por shtyu shoqërinë drejt pushtimit, kaosit apo dhunimit të pronave private dhe publike
2- Ligji legalizimeve zyrtarizoi dhe legalizoi pushtuesit e pronave, trojeve dhe pyjeve në bregdet.
3- Ligji urbanistikës ku nuk lejoheshin ndërtime 200 metra afër vijës bregdetare nuk u zbatua kurrë.
4- Ligji i dhēnies fshatrave turistikë për 25 vite me konçesion: masakroi pronat publike dhe bregdetin duke transformuar idenë e hoteleve dhe resorte në banesa që shiteshin pa çertifikatë pronsie
5- Ligji për investimet e huaja jo që nuk afroi por largoi çdo investitor të huaj nga Shqipëria sepse nuk favorizonte aspak futjem e investimeve në bregdet.
A ju kujtohen fshatarët e Kakomesë që dolën në protesta me kazma dhe lopata kundër kompanisë më të fuqishme në Europë?
Shikoni si janë karandisur sot.
Kompania u largua dhe ka përfunduar Porto Montenegron në Malin e Zi, ndërsa katundarët e Kakomesë as lopata s’kanë më sepse gjiri është shndëruar në gërmadhë.
Po rrahjen barbare të biznesmenit Libian që po ndërtonte tek Gjiri Lalzit a ju kujtohet që e larguan me avion spitalor me 22 fraktura thyerjesh kockash?
As nami dhe as nishani nuk i ka mbetur por vilat e Sali Berishës dhe fshatrat e tij vazhdojnë hedhin shtat. Pishat sharrohen çdo ditë duke betonizuar bregun
A e dini se kompania spanjolle e hotelerisë “Ibero Star” ka mbushur gjithë bregdetin Adriatik, Jon, Dalmat dhe Mesëdhe me hotele në Kroaci, Greqi, Mali i Zi por vetëm në Shqipëri nuk shkel?
A e dini se një turist gjerman të udhëtoj nga Berlini në Shkup i kushton 23 euro bileta, ndësa të fluturojë në Tiranë kushton 500 euro?
A e dini që dhe Ohri apo Budva nga 40.000 banorë të dyja kanë Aeroporte dhe Shqipëria i vetmi vend në Europë me 1 Aeroport?
A e dini që Shqipëria ka detin më të vdekur në botë sepse me ligjin e Moratoriumit mjereve detare nuk lejohen anijet apo mjere lundruese private?
A e dini që Shqipëria është i vetmi shtet në botë që ska një traget në pronsi të tij?
A e dini që 80% e fshatrave turistikë janë lavatriçe parash e mafies politike dhe janë vënë në emrat e shoferave dhe kushërinjve të ministrave?
A e dini që Shqipëria është me statistika i vetmi shtet në botë që në vijēn bregdetare nuk egziston një resort i huaj turistik?
A e dini se Shqipëria është i vetmi vend Europian që yjet në Hotel i vendos pronari aipas qefit dhe jo sipas standarteve?
A e dini që prej 30 vitesh çdo qeveri fillon punimet në rrugë dhe infrastrukturë vetëm kur fillon sezoni turistik dhe jo jo gjatë dimrit?
Nëse i jepni përgjigje këtyre fakteve do bindeni se Shqipërinë e dhjeu koka dhe JO Kokëdhima.
Fraksion.com