AktualitetRajoniTë fundit

Arratisen nga burgu i Kasandras dy shqiptarë në Greqi

Dy shtetas shqiptarë janë arratisur nga burgu i Kasandrës në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se njëri prej shqiptarëve kishte marrë leje dhe nuk u kthye më.

34-vjeçari i dënuar me 10 vjet burg mori leje dhe nuk është kthyer më. Ndërkaq, shqiptari tjetër nuk u paraqit në numërimin e përditshëm.

Policia greke po kryen operacion masiv për të arrestuar shqiptarët e arratisur.

 

Fraksion.com