AktualitetBota+Të fundit

Marrëveshje historike në Sudan

Këshilli Kalimtar Ushtarak dhe udhëheqësit e protestuesve kanë nënshkruar një marrëveshje historike për ndarjen e pushtetit në kryeqytetin Kartum.

Pakti i hap rrugën krijimit të një këshillit të përbashkët ushtarak dhe civil nga të dyja fraksionet, që do të udhëheqë Sudanin për tre vjet deri kur të mbahen zgjedhjet për një qeveri të drejtuar nga civilët.

Marrëveshja pason demonstrata disa mujore që shpërthyen në dhjetor lidhur me çmimin e lartë të karburantit dhe që me kalimin e kohës u kthyen në kërkesa për dorëheqjen e Presidentit autoritar, Omar al-Bashir.

Ushtria e largoi zotin Bashir me forcë nga pushteti në prill, por demonstruesit vazhduan protestat, duke bërë thirrje për demokraci pas 30 vjetësh nën regjimin e Bashirit.

Këshilli kalimtar dhe udhëheqësit e opozitës ranë dakord të formojnë një qeveri kalimtare në korrik pas tre muajsh protestash të dhunshme që shkaktuan vdekjen e qindra demonstruesve pro-demokracisë.

 

Fraksion.com