AktualitetBota+Të fundit

Zihet me prindërit dhe qëllon me grusht xhamin; 26-vjeçari vdes nga hemorragjia

Një djalë i ri vetëm 26 vjeç, gjeti vdekjen për shkak të një incidenti që mund ti ketë ndodhur kujtdo.

Davide Santopietro, në kulmin e një sherri në një banesë në San Vincenzo Valle Roveto, L’Aquila, humbi toruan dhe goditi me grusht një vetratë xhami.

I riu ishte duke debatuar me prindërit, kur për të shfryrë nervin goditi me grusht xhamin, por kjo gjë bëri që të presë venat.

26-vjeçari gjeti vdekjen brenda pak minutave si pasojë e hemorragjisë së madhe.

Davide ndodhej bashkë me familjen për disa ditë pushimesh ku ndodhi gjithçka.

Lidhur me këtë rast të ndodhur të mërkurën, policia ka nisur hetimet, ndërkohë që dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

 

Fraksion.com