Vrasje e gjashtëfishtë dhe vetëvrasje në Zagreb
Policia në Zagreb konfirmoi të premten se vrasësi i dyshuar i gjashtë personave në vendbanimin Kajzerica të kryeqytetit kroat, ka kryer vetëvrasje.
Gjashtë trupat e pajetë u gjetën të enjten mbrëma në një shtëpi familjare në Zagreb, pasi policia u alarmua për të shtëna me armë.
Mediat lokale raportojnë se vrasësi i dyshuar ishte ish-bashkëshorti i njërës prej viktimave.
Viktimat përfshijnë dy burra, tri gra dhe një fëmijë, u tha gazetarëve shefi i policisë në Zagreb, Marko Rashiq.
Vetëm një fëmijë shtatëmuajsh u mbijetoi të shtënave, njoftoi Radio Sarajeva.
Policia e gjeti të dyshuarin të vdekur në Brezovica, lagje e Zagrebit.
Fraksion.com