Vrasja e Feriz Bardhit, policia shoqëron 17 persona
Ende asnjë i ndaluar për vrasjen e Feriz Bardhit në Durrës. Policia ka shoqëruar rreth 17 persona të ndryshëm në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa pista kryesore për krimin mbetet ajo e larjes së hesapeve, për shkak të konflikteve mes grupeve rivale në fushën e trafikimit të narkotikëve. Nuk përjashtohen as konflikte personale të viktimës me autorët e krimit.
Disa orë pas ngjarjes poshtë Urës së Gjoles në Fushë Krujë u gjet një automjet tip ‘Benz’ që po digjej. Brenda mjetit sipas burimeve të policisë vendore janë gjetur dhe armë që dyshohet se janë përdorur në vrasjen e Bardhit i cili ka qenë arrestuar në vitin 2012 nga autoritetet policore italiane në Askoli, kur u kap me një sasi prej mbi 700 gramë kokainë. Ky episod është vënë dhe në qendër të hetimit të grupit që po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe që është fokusuar te aktiviteti i Bardhit.
Fraksion.com