Trump vendos tarifa doganore shtesё ndaj Kinёs
Kulaҁi dhe kёrbaҁi: nga njёra anё presidneti i SHBA do qё tё vazhdojё bisedimet tregtare me Kinёn, nga ana tjetёr ai vendos tarifa tё reja doganore ndaj mallarave kineze.
Kёto ishin bisedimet e para direkte tё dy ekonomive mё tё mёdha qё pas dёshtimit tё bisedimeve nё maj. Nё fund tё qershorit Trump dhe kreu i shtetit dhe i partisё sё Kinёs Xi Jinping u takuan nё kuadёr tё samitit tё G20 nё Osaka nё Japoni, ku ranё dakord pёr njё armёpushim nё grinjen tregtare dhe pёr rifillimin e bisedimeve.
Nё njё sёrё mesazhe nё Twitter Trump iu referua personalisht presidentit kinez Xi Jinping. Ai e akuzon atё, se nuk ka bёrё sa duhet kundёr shitjeve kineze tё Opioids Fentanyl inё SHBA. Numri i vdekjeve nё SHBA ёshtё rritur ndjeshёm nga mbidozat e kёtij medikamenti qetёsues tё dhimbjeve.
Banka e Rezervave nё SHBA tё nёrkurёn (31.07) nё sfondin e konflikteve tregtare tё nxitura prej Trump-it – qё rёndojnё gjithnjё e mё shumё ndaj ekonomisё globale – e uli me 0.25 pёrqind normёn bazё tё interesin. Kjo ishte ulja e parё e interesave qё nga fundi i vitit 2008.
Konfilkti tregtar mes dy shteteve vazhdon qё prej mё shumё se njё viti. Shkak u bё indinjata e Trumpit pёr faktin, se Kina eksporton shumё mё tepёr nё SHBA se sa importon prej saj. Qysh atёherё Trump i ka ngarkuar importet nga Kina nё SHBA me dogana shtesё 25 pёrqind. Kina ka reguar gjithashtu me dogana shtesё ndaj mallrave nga SHBA.
Por vetёm pak orё pas twitterit nga Uashingtoni Kina dha tone zbutjeje nё grindjen tregtare duke komunikuar, se Republika Popullore do tё blejё mё shumё produkte bujqёsore nga SHBA, vuri nё dukje Ministria kineze e Tregtisё. Ndёrmarrjet shtetёrore dhe private qё nga 19 korriku kanё marrё kontakt me SHBA-nё pёr tё negociuar blerjen e produkteve tё ndryshme si soja, pambuk, mish derri dhe miell./DW
Fraksion.com