Trump dhe Johnson zhvillojnë bisedën e dytë telefonike brenda një jave
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, kanë diskutuar për tregtinë dhe përpjekjet në rritje për të kontrolluar teknologjinë 5G, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Trump dhe Johnson, gjatë bisedës telefonike, përmendën bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe sigurisë botërore.
Kjo është biseda e dytë telefonike, midis Trump dhe Johnson, brenda një jave, duke nënvizuar mbështetjen e administratës amerikane, për kryeministrin e ri britanik.
Presidenti amerikan ka përsëritur se ai respekton lidhjet speciale mes dy vendeve, duke shtuar se mezi pret të takojë Johnsonin, në fund të gushtit, në margjinat e një samiti të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara – G7 që do të mbahet në Francë.
Fraksion.com