Tiranë: Bllokohet “Taiwan Center”, nuk jepte kuponin tatimor
Bllokimi i Taiwan Center vjen në kuadër të aksionit të gjerë antiformalitet që ka nisur në të gjithë vendin. Dje u gjobit edhe ‘Rogner’ në Tiranë, një prej hoteleve më të njohura, për shkak se nuk kishte lëshuar kupon tatimor për të gjitha dhomat.
Mbylljen e kompleksit Taivani, një prej bizneseve më të mëdha në Tiranë, për shkak se nuk kishte lëshuar asnjë kupon tatimor për klientët e saj. e ka njoftuar mëngjesin e sotëm edhe zv. kryeministri Erion Braçe.
Ai njofton se është mbyllur kafeneja, restorantet dhe kazinoja e këtij kompleksi. Braçe paralajmëron të gjithë bizneset se të duhet të zbatojnë ligjin pavarësisht miqësive, ndërsa falenderon inspektorët tatimorë dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj për korrektësinë në krye të detyrës.
Dua te falenderoj edhe nje here inspektoret e Hetimit Tatimor Qender per korrektesine ne kryerje te detyres, ministren Denaj, drejtuesit e Tatimeve dhe cilindo te perfshire ne kete perpjekje konstante per ligjshmeri!”, shkruan Braçe.