“Fjalën time s’e merr kurrë era”; Rama: Është vetëm çështje kohe!
Kryeministri Rama sot ka dhënë një lajmin se kompania e fluturimeve Air Albajia, nis fluturimet me Italinë në fillimvjeshtë, pasi deri tani fluturime janë vetëm me Stambollin.
Madje Rama duke iu referuar skeptikeve opozitarë që e sulmuan në fillim kompanine Shqiptare, shprehet se ‘Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht😆 Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era😉’
Kryeministri Rama në Facebook:
AIR🦅ALBANIA🇦🇱DREJT QIEJVE TË EUROPËS🇪🇺
Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës🇪🇺✈
Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht😆 Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era😉
Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh💪
Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam🇦🇱🤝🦅
Fraksion.com