AktualitetPolitikëTë fundit

“Epokë e re në Kukës”; Betohet Safet Gjici: Zhvillim ekonomik dhe social

Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici është betuar sot si dhe është konstituuar Këshillit Bashkia.

Kryetare e Këshillit është zgjedhur Anilda Bibaj me 26 vota nga 29 anëtarë që morën mandatin.

Në ceremoninë e konstituimit të këshillit bashkiak dhe betimit të kryetarit të bashkisë Kukës merrnin pjesë ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zëvendësministri i Brendshëm, Besfor Llamallari si dhe Prefekti i qarkut Kukës, Zenel Kuçani.

Në fjalën e tij, kryetari i ri i bashkisë Kukës, Safet Gjici tha se “banorët e Kukësit nuk na kanë mandatuar pa qëllim, por për ushtrimin e këtij mandatin e ri për zgjidhjen e problemeve të jashtëzakonshme që përballen çdo ditë”.

Më tej, Gjici falënderoi kukësianë për zgjedhjet e 30 qershorit pasi nuk u shënua asnjë incident.

“Bashkërisht me përgjegjësi të lartë dhe vetëdije të fortë, ne do të drejtojmë me qytetarët bashkinë e Kukësit, ndonëse opozita jo parlamentare vendosi të mos marrë përgjegjësi para qytetarëve. Kjo nuk do të thotë se përgjegjësia jonë është më e vogël, përgjegjësia jonë është maksimale dhe pa dallim partiak, pa dalim idesh apo hatërmbetje”, tha ai.

Gjiçi u kërkon anëtarëve të këshillit të kenë angazhim për të punuar në çdo zonë të Kukësit dhe të kenë transparencë në vendimmarrje.

“Këshilli bashkiak duhet të jetë aleati i bashkisë me qëllim vendimmarrje me projektet që Kukësi do ketë shumë shpejt. Kukësi ka nevojë për një marrëdhënie të re për të gjithë qytetarët pa përjashtim, të majtë e të djathtë, me dhe pa parti. Nga sot Kukësi ka hyrë në një fazë të re, atë të zhvillimit ekonomik dhe social, prandaj bashkërisht do nisim zbatimin e projekteve që Kukësi ka nevojë”, – tha ai.

Po ashtu, Gjici theksoi se Kukësi nuk do të jetë peng i tarafeve, por do të jetë një bashkia e çdo banori jo e një fisi si çka qenë deri tani.

“Për mua si kryetar bashkie, ngjyrat nuk duhet të ekzistojnë, Kukësi ka nevojë për punë, prandaj të gjithë së bashkia do të punojmë. Epoka kur Kukësi merrej peng nga një grusht njerëzish ka përfunduar. Jam zotuar para kuksianëve të flas pak dhe të punojmë shumë ndaj së bashkua të fillojmë punen për epokën e re që Kukësi ka filluar”, tha ai.

 

Fraksion.com