Bolton konfirmon pjesëmarrjen në takimin për Venezuelën
Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare John Bolton pritet të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë që mbahet të martën në Peru për të diskutuar mbi Venezuelën.
Lajmi u konfirmua nga dy burime të ministrisë së Jashtme të Perusë që thanë gjithashtu se aleatët e Venezuelës, Rusia dhe Kuba e kanë refuzuar ftesën për të marrë pjesë.
Një nga burimet tha se në takim pritet të marrë pjesë edhe sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.
Aty do të diskutohet lidhur me krizën politike në Venezuelë dhe ndërtimin e mbështetjes për zgjedhje të parakohshme.
Të dy burimet kërkuan të mbeteshin anonim pasi siç thanë, lista e pjesmarrësve në këtë takim nuk është njoftuar ende.
Një zëdhënës i zotit Bolton nuk pranoi të komentojë po kështu edhe departamenti i amerikan i Tregtisë.
Autoritetet peruane kanë ftuar rreth 100 ministra të Jashtëm në takimin e nivelit të lartë dhe patën shpresuar në pjesmarrjen e Rusisë, Kubës, Kinës dhe Bolivisë.
Ideja e takimit ishte nxitja e dialogun mes mbështetësve të Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro dhe kritikëve të tij, tha muajin e kaluar ministri i Jashtëm i Perusë ndërsa njoftoi takimin.
Kina dhe Bolivia nuk e kanë konfirmuar ende pjesëmarrjen, thanë të dy burimet e ministrisë së jashtme të Perusë.
Fraksion.com