Betohet kryebashkiaku i Prrenjasit, Rira nuk liron zyrën
Kryetari i ri i bashkisë së Prrenjasit, Nuri belba është betuar sot.
Betimi i Belbës është bërë në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli”, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Sot është konstituuar edhe këshilli bashkiak i Prrenjasit. Kryetare e këshillit është zgjedhur Flutura Haka.
Në mandatin e shkuar bashkia e Prrenjasit është drejtuar nga Miranda Rira e LSI-së, e cila ka qenë sot në zyrë dhe ka refuzuar ta lirojë atë, duke u shprehur se njeh vetëm dekretin e presidentit.
“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin monopartike, janë votime të kryera pa dekretin e Presidentit dhe si të tilla janë nul. Ne presim datën 13 tetor, jemi duke u përgatitur dhe bërë maksimumin tonë për zgjedhjet lokale që do të jenë pas pushimeve të verës”, tha ajo.
Fraksion.com