AktualitetEkonomiTë fundit

BB: Shqipëria në 20 vendet e para në botë për eksportin e domateve

Shqipëria është në listën e 20 vendeve që kryesojnë si eksportues të domateve në botë.

Kështu citon Banka Botërore, duke nënvizuar faktin se historia e eksportit të domateve shqiptare ka shënuar arritje, ndërsa ka ende potenciale për rritjen e prodhimit.

Sipas Bankës Botërore, mesatarja e çmimit për njësi të domates shqiptare të eksportit është 5 herë më pak se çmimi për njësi i domates që eksporton Italia. (50 cent krahasuar me 2.40 US$)

Kjo do të thotë, argumenton Banka Botërore se, vendi ka mundësi të pashfrytëzuara në rritjen e cilësisë së eksporteve, duke nënvizuar rëndësinë e certifikimit me standardet ndërkombëtare. “Qoftë edhe një rritje e lehtë në cilësi/çmim do të kish një ndikim të madh në vlerë përgjatë gjithë zinxhirit”, thekson BB.

Domatet shqiptare janë shumë të kërkuara në eksport. Ndërsa interes në rritje për perimet e freskëta “Made in Albania” po tregojnë tregjet si Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kroacia Gjermania, Italia, Hollanda, Franca, Hungaria, Ukrahina e deri në Rusi, duke i ofruar sektorit të bujqësisë një domethënie të madhe, për rolin që ka në ekonominë e vendit.

Shqipëria eksporton në vit mbi 50 mijë ton perime, nga të cilat mbi 35 mijë ton domate. Edhe vlera më e madhe i takon eksportit të domateve me rreth 1.49 miliardë lekë të ardhura në vit./ata

 

Fraksion.com