U vra te dera e shtëpisë; 40-vjeçari në Durrës ekzekutohet me kallash
Feriz Bardhi, është 40 vjeçari që është vrarë në lagjen 18 në qytetin e Durrësit mesditën e sotme, duke shkaktuar shumë panik. Bardhi ka ndërruar jetë në sallën e operacionit ndërkohë që shkoi aty i plagosur dhe mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.
Në vitin 2012 Feriz Bardhi është arrestuar nga policia italiane në Ascoli, sepse së bashku me një shtetas tjetër shqiptar Arif Qelia. Ata u u kapën me 700 gramë kokainë të pastër dhe u akuzuan për trafik ndërkombëtar të kokainës, duke u cilësuar nga policia italiane si korrierë të drogës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Fraksion.com