AktualitetBota+Të fundit

Të paktën 34 të vrarë nga një shpërthim në Afganistan

Zyrtarët e sigurisë në Afganistanin perëndimor thonë se të paktën 34 njerëz u vranë dhe rreth 17 të tjerë u plagosën pasi një autobus pasagjerësh u godit nga një bombë buzë rrugës në një autostradë mes qyteteve Herat dhe Kandahar.

Një zyrtar lokal tha se bomba çau në mes autobusin, me të cilin po udhëtonin kryesisht gra dhe fëmijë. Të plagosurit u dërguan për trajtim në spitalin rajonal të Heratit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, kryengritësit talebanë operojnë në rajon dhe shpesh përdorin bomba në në rrugë për të vënë në shënjestër zyrtarët qeveritarë dhe forcat e sigurisë, edhe pse bisedimet e paqes që përfshijnë zyrtarë amerikanë dhe përfaqësues të talebanëve pritet të rifillojnë së shpejti.

Të dyja palët shpresojnë të krijojnë një afat kohor për tërheqjen e forcave të huaja në këmbim të garancive të sigurisë nga talebanët.

Dhuna vdekjeprurëse e së mërkures ndodh një ditë pas publikimit të një raporti të Kombeve të Bashkuara, në të cilin thuhet se afro 4,000 civilë afganë janë vranë ose plagosur në gjysmën e parë të vitit 2019.

Misioni i OKB-së në Afganistan theksoi në raportin e tij, të publikuar të martën, se shumica e civilë u vranë në sulmet ajrore dhe tokësore afgane e të NATO-s kundër kryengritësve.

 

Fraksion.com