AktualitetTë fundit

“Shqiponja e zezë”; Arrestohen 17 shqiptarë, transporonin Kokainë nga Holanda në Itali,

Policia italiane e Romës shkatërroi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje një bandë me shqiptarë, duke arrestuar në total 17 persona, në kuadër të një operacioni të koduar “Shqiponja e zezë”.

Të arrestuarit janë që të gjithë shqiptarë, të akuzuar se trafikonin kokainë dhe armë nga Holanda drejt Italisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan thuajse 200 kilogramë kokainë, pistoleta dhe një pushkë luftarake.

Sakaq baza e tyre ishte në zonën e Tor Bella Monaca dhe San Basilio.

Lënda narkotike e cila vinte nga Holanda ishte e destinuar për tu shpërndarë në zonën e Romës, teksa hetimet janë në vijim. Deri më tani autoritetet italiane nuk i kanë bërë publik emrat e të arrestuarve.

 

Fraksion.com