AktualitetBota+Të fundit

SHBA: Fed ul normёn bazё tё interesit

SHBA: Pёr herё tё parё qё nga kriza financiare Fed ul normёn bazё tё interesit.

Qё nga viti 2008 Banka e Rezervave nё SHBA Fed  nuk e ka ulur normёn bazё tё interesit. Tani mbrojtёsit e monedhёs reagojnё ndaj zhvillimit ekonomik. Nё kёtё mёnyrё plotёsohet dёshira e presidentit tё SHBA-sё Donald Trump – por vetёm fare pak.

Banka Federale e Rezervave nё SHBA (Fed) e uli normёn bazё tё interesit me 0.25 pikё. Mbrojtёsit e monedhёs reaguan nё kёtё mёnyrё ndaj konfliktit tregtar tё nxitur prej presidentit Donald Trump, qё po reflektohet dukshёm ndaj koniunkturёs globale dhe njёkohёsisht edhe ndaj ekonomisё vendase. Si argument Banka e Rezervave pёrmendi “pasiguritё” duke iu referuar zhvillimit ekonomik.

Trump donte mё shumё

Trump prej kohёsh e vё nёn presion Fed, qё ёshtё e pavarur politikisht, pёr ta ulur normёn e interesit. Sё fundi pak para mbledhjes sё Fed ai kёrkoi ulje masive. Shefi i Fed Jerome Powell, i cili nuk lejon t’i ndёrhyjё politika nё politikat monetare, me vendimin e marrё ka qendruar tani njё hap tё vogёl pas kёsaj kёrkese.

“Vendimi i shefit tё Fed Powell dhe kolegёve tё tij nuk ёshtё njё reagim ndaj Trumpit dhe ndёrhyrjeve verbale, por njё reagim ndaj politikёs sё tij tregtare me pasoja tё rёnda pёr SHBA-nё”, thotё ekonomisti Friedrich Heinemann nga instituti i Manheimit ZEW.

Fed e ka lёnё tё hapur portёn pёr njё zbutje tё mёtejshme. Sepse mbrojtёsit e monedhёs deklaruan, se “duan tё veprojnё me arsye”, pёr tё mbrojtur rritjen ekonomike. Vendimi pёr normёn e interesit nuk ka qenё unanim. Dy vendimmarrёs janё shprehur pёr ta ruajtur nivelin e normёs sё interesit. Vitin e kaluar Fed e pati rritur katёr herё normёn bazё tё interesit.

Bursat nё SHBA reaguan me humbje tё ndjeshme ndaj kёtij vendimi. Dow Jones ra me 1.2 pёrqind, indeksi i bursёs sё teknologjisё, Nasdaq, ra madje me 1.3 pёrqind./DW

 

Fraksion.com