AktualitetPolitikëTë fundit

Kërcënimi i Presidentit; “Situata rrezikon përshkallëzim”

“Askush nuk duhet të ketë iluzionin se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese kur të bëhet funksionale mund t’i japë legjitimitet 30 qershorit, pasi dekretet e Presidentit janë në fuqi”.

Kështu ka deklaruar sot presidenti i vendit Ilir Meta, gjatë konferencës për media, para nisjes së pushimeve, duke dhënë alternativën e tij për zgjidhjen e krizës në vend, që sipas tij rrezikon përshkallëzimin.

Vetë Metë shprehu gatishmërinë të lëjë detyrën e presidentit dhe të hyjë në garë me cilindo, duke nënkuptuar me këtë tre palë zgjedhje në një ditë.

Meta foli për shifrat e zgjedhjeve, teksa tha se nuk mund të marrësh Kavajën, Kamzën, Apo Shkodrën me 6 apo 7 për qind. Gjithashtu Meta tha se kriza është e thellë dhe nëse vazhdohet kështu, nuk do të ketë asnjë mundësi për negociatat me Bashkimin Evropian në 18 tetor.

Gjithashtu, Meta kërkoi marrjen e përgjegjësisë nga qeveria, madje duke ia kërkuar këtë kryeministrit Rama

Fraksion.com