“Ju e dini se kush e ka nxjerrë letrën time”: Meta flet për tërmetin apokaliptik
Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat sërish për krizën politike që ka mbërthyer vendin prej disa muajsh.
“Besoj se kjo çështje është sqaruar në mënyrë të qartë dhe të ndershme, nuk e kam shpërndarë këtë lajm për ju. Lajmet që kanë dalë në Greqi, te BBC, por edhe këtu në Shqipëri në media, e kam marrë në konsideratë, nuk ia kam përcjellë medias, por përgjegjësve të qeverisë që ta ndjekin, pasi ata i kanë në varësi institucionet e tjera shkencore dhe emergjencat civile në mënyrë që ta verifikojnë dhe të marrin masat parandaluese. Ju e dini se kush e ka nxjerrë letrën time. Kjo është edhe një nga detyrat e presidentit si kryetar i këshillit të sigurisë kombëtare” tha ai
Fraksion.com